Ish-presidenti Bujar Nishani zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, konfirmohen Paloka e Spaho si nënkryetar

Shqipëria

Ish-presidenti Bujar Nishani zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, konfirmohen Paloka e Spaho si nënkryetar

Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:35
Bujar Nishani

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të PD.

Nishani u propozua dje nga Basha dhe u zgjodh në mbledhjen e ditës së sotme. Edi Paloka dhe Edmond Spaho, janë konfirmuar si nënkryetar të PD.

Në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe Kryetari i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Halim Kosova, Kryetar i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana, Kryetar i Komisionit të Apelimit, Arben Ristani dhe Kryetar i Bordit Financiar Alfred Rushaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat