Shqipëri, nënkryetari i PD-së Paloka: Protestë deri në rrëzimin e Ramës - Bota Sot
Shqipëri, nënkryetari i PD-së Paloka: Protestë deri në rrëzimin e Ramës

Shqipëria

Shqipëri, nënkryetari i PD-së Paloka: Protestë deri në rrëzimin e Ramës

Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:56
Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një komunikim me mediat, informoi lidhur me vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Ai tha se sot Këshillit Kombëtar vendosi lidhur me qëndrimin politik që do mbajë Partia Demokratike, pas seancës parlamentare të së mërkurës.

“Këshilli ngarkoi strukturat e partisë, që të merren me organizimin e protestave në mbarë vendin, me një qëllim rrëzimin e qeverisë dhe Edi Ramës. Ndërsa si pikë të dytë si zgjidhje politike mbas rrëzimit të qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore kalimtare të merret me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Paloka.

Ai tha se kjo është rruga që do të ndjekë PD, e ndjekur nga opozita e bashkuar.

Sa i takon pyetjes nëse do të jetë e pranishme në seancën parlamentare të së hënës, tha se do të vendoset më vonë, por nënvizoi se çdo vendim do jetë me qëllim rrëzimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...