Shifra alarmante e ikjes së studentëve, Gëdeshi: Shton varfërinë në vend

Shqipëria

Shifra alarmante e ikjes së studentëve, Gëdeshi: Shton varfërinë në vend

Më: 23 janar 2019 Në ora: 00:21
Ilir Gëdeshi

Drejtuesi i qendrës për studime sociale dhe ekonomike Ilir Gëdeshi, i ftuar në Tempora", tha se 94% e studentëve që ikin jashtë nuk dëshirojnë të kthehen në vend.

Gëdeshi: Grupi i tretë i emigrimit të trurit janë studentët. Shqipëria ka rreth 25 mijë studentë në Evropën Perëndimore dhe në SHBA. Shqipëria zë vendin e parë në rajon. Po të shohim Serbinë që ka popullsinë më të madhe në rajon me 8 mln banorë ka 15 mijë studentë. Shifra e studentëve tanë është rritur me ritme të shpejta. E para pasi sistemi arsimor në Shqipëri është më i dobët. Hipoteza e dytë, është pasi të studiojnë në Gjermani është të integrohen më mirë në vendet pritëse. Sipas një ankete që kemi realizuar është që 94% e studentëve shqiptarë nuk duan të kthehen në periudhë afatshkurtër apo afatmesëm në Shqipëri. Kjo do të thotë se nga Shqipëria dalin jashtë çdo vit rreth 150-200 mln euro dhe këto burime financiare bashkë me kapitalin e studentit nuk kthehet mbrapa dhe kjo është një varfërim i mëtejshëm i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat