Shahini: Pedagogët e dinë se ligji për Arsimin e Lartë nuk rrëzohet për një javë

Shqipëria

Shahini: Pedagogët e dinë se ligji për Arsimin e Lartë nuk rrëzohet për një javë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 21:51
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, deklaroi sot se “ligji për Arsimin e Lartë nuk rrëzohet për një javë”.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ministrja Shahini e pyetur  lidhur me mbledhjen e asamblesë së pedagogëve, të cilët kanë kërkuar sot anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë, ministrja Shani theksoi se “nuk është e mundur të kenë kërkuar anulimin e ligjit, sepse ligji nuk rrëzohet për një javë”

Sipas saj, ky proces në rastin më të mirë minimalisht zgjat të paktën dy vjet.

“Pedagogët kanë kaq njohuri dhe nuk besoj se kanë kërkuar anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë”, u shpreh ajo.

Lidhur me kapitullin 12 të ligjit të arsimit të lartë që flet për financimin e universiteteve private nga shteti, ministrja e Arsimit Shahini thekson se “kapitulli 12 është një kapitull që nuk është vendosur në praktikë asnjëherë. Nuk ekziston asnjë universitet privat që është kthyer në një institucion të Arsimit të Lartë”.

“Nëse ky kapitull nuk është realizuar asnjëherë do të thotë që asnjë lekë nuk i ka shkuar asnjë universiteti privat”, shtoi ajo.

E pyetur nëse ish-ministrja Lindita Nikolla u largua për shkak të protestës, Shani tha se “Nikolla nuk është larguar për shkak të protestës, por si pasojë e ndryshimeve në qeveri”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat