"Dhunë me studentët", opozita kërkon seancë dëgjimore me ministrin Sandër Lleshaj

Shqipëria

"Dhunë me studentët", opozita kërkon seancë dëgjimore me ministrin Sandër Lleshaj

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:16
Albana Vokshi

Deputetët e opozitës në Komisionin Parlamentar të Medias kanë kërkuar të zhvillojnë një interpelancë të martën, me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Propozimi është bërë pas situatës së krijuar në Fakultetin e Juridikut. Nga ana tjetër mazhoranca ka propozuar një tjetër interpelancë, ku ministrja e Arsimit, Besa Shahini do të duhet të paraqitet të mërkurën përpara deputetëve.

Vokshi: Si dëputetë të mazhorancës ti thoni kryeministrit, ministrit të Brendshëm "stop provikimeve". Lerini studentët në të drejtën e tyre të protestës. Mos provokoni.

Rrokaj: Propozimi i LSI i bërë që në dhjetor që kapi një problem emergjent të studentëve, propozimi i ri është që të shtyhet dhe të hapet nje debat i gjerë. Pse? Sepse Parlamenti, komisioni, deputetët nuk kanë bërë deri më sot një debat rreth kësaj problematike.

Vokshi: Më lejoni të hedh në votë propozimin që u bë nga unë dhe zoti Boçi për të thërritur nesër në një seancë dëgjimore urgjente ministrin e Brendshëm, për dhunën që është ushtruar në ambientet e Universiteteve.

Ekonomi: Unë propozova që nesër të bëjmë një dëgjesë me ministren dhe grupet e interesit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat