Një shqiptar pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës, arrestimi në Shqipëri

Shqipëria

Një shqiptar pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës, arrestimi në Shqipëri

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:17
Foto Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, mes tyre është dhe një shqiptar. 

Operacioni i drejtorisë së antimafias në Romë ka nisur në orët e para të mëngjesit

Urdhërarrestet po ekzekutohen njëkohësisht në Shqipëri dhe në Itali. Bëhet fjalë për Dorian Petokun, shqiptar i datëlindjes 1988, shtetasin malazez  Tomislav Pavlovic, datëlindja 1988 si dhe shtetasve italianë Salvatore Casamonica, aktualisht në burg, Silvano Mandolesi, në aktualisht në arrest shtëpie dhe Marcello Schiaffini, datëlindja 1966m edhe ky në arrest shtëpie aktualisht.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit "Gramigna" kundër një karteli që kishte qëllimi furnizimin me drogë të tregjeve romane dhe napoletane.

Shtetasi italian Casamonica kishte kontakte me trafikantët amerikano jugorë dhe për të lidhur marrëveshje për transportimin e gati 7 tonë kokainë në vit në Itali.

Transportimi do të bëhej përmes avionëve privatë, dhe në secilin udhëtim do të transportoheshin 1 ton drogë,

Nga ana tjetër Petoku ishte i lidhur me trafikantë brazilianë për të sjellë sasi të mëdha droge. Ky mbështetej nga Pavlovic i cili shkonte shpesh në qytetin San Paolo për të siguruar mjetet logjistike të trafikut të drogës, përmes korruptimit të funksionarëve doganorë në aeroport me qëllim që t'i ngarkesat të kalonin pa kontroll.

Në këtë operacion është angazhuar dhe agjencia amerikane DEA me agjentët e vet dhe me mjete logjistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat