Unaza e Re, Presidenca i kthehet Ramës: reagim aspak serioz, jepi përgjigje këtyre pyetjeve - Bota Sot
Unaza e Re, Presidenca i kthehet Ramës: reagim aspak serioz, jepi përgjigje këtyre pyetjeve

Shqipëria

Unaza e Re, Presidenca i kthehet Ramës: reagim aspak serioz, jepi përgjigje këtyre pyetjeve

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:40
Presidenca e Shqipërisë

“I ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del zot gjithnjë shkresërisht”, kështu e komentoi kryeministri Edi Rama deklaratën e presidentit Ilir Meta për anulimin e projektit të Unazës së Re.

Por Presidenca i ka kthyer përgjigje kryeministrit përmes zëdhënësit, duke i kujtuar disa shifra, ndërsa e pyet nëse shteti shqipar ka sekuestruar apo jo garancinë prej 10% nga firma anonime.

Deklarata e Presidencës:

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi pas reagimit aspak serioz të Kryeministrit lidhur me çështjen e projektit të "Unazës së Re" sqaron se:

Në procedurën e tenderimit:

Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta - Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”  - Loti 1.

Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë    =  2  246 450 297 Lekë OSE 18 116  534  EURO

Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive "DH Albania" =  2  246 450 000 Lekë ose 18 116  532 EURO

Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën  =  224 645 000  lekë të reja OSE 1  811 653 EURO

Sipas "dokrrave ligjore" që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin :

A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?

A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!

Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t'i bëjnë.

Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...