Xhaçka me banorët në Dibër: Vendimi për privatizimin e Llixhave abuziv

Shqipëria

Xhaçka me banorët në Dibër: Vendimi për privatizimin e Llixhave abuziv

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:20
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar të hënën një takim me banorët, punonjësit dhe bizneset e Qendrës Balneare në Peshkopi (Burimi Termomineral i Llixhave), të cilët i ka njoftuar se vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini anulohet.

Ministrja Xhaçka në fjalën e saj u shpreh, se vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini i ka shqetësuar të gjithë.

“Vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini anulohet. Vendimi i Këshillit të Basenit Drini-Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk janë konsultuar për këtë vendim. Vendimi u mor në mungesë të plotë transparence dhe abuziv”, tha Xhaçka.

“Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit. Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e Kryeministrit, vendimi do të anulohet. Autorët e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë”, tha ministrja.

Xhaçka kërkoi administrim më të mirë të Burimit Termomineral të Llixhave. Xhaçka bisedoi me bizneset edhe për zhvillimin e mëtejshëm të llixhave. Banorët u shprehën se askush nuk i pyeti për privatizimin, ndërkohë që llixhat janë burim të ardhurash për të gjithë qarkun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat