Shqipëri-Arabi Saudite, marrëveshje për eleminimin e taksimit të dyfishtë - Bota Sot
Shqipëri-Arabi Saudite, marrëveshje për eleminimin e taksimit të dyfishtë

Shqipëria

Shqipëri-Arabi Saudite, marrëveshje për eleminimin e taksimit të dyfishtë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:31
Shqipëri-Arabi Saudite, marrëveshje për eleminimin e taksimit të dyfishtë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, të karakterit ekonomik. Një takim shumë i rëndësishëm është vlerësuar ai me Ministrin e Financave, Mohammed bin Abdullah Al-Jadaan, ku u shqyrtuan aspektet e bashkëpunimit financiar dhe ekonomik mes dy vendeve, dhe diskutuan një numër çështjesh me interes të përbashkët dhe mjetet për t’i forcuar ato.

Gjatë këtij takimi u arrit nënshkrimi i Marrëveshjes për eleminimin e taksimit të dyfishtë, çka nënkupton më shumë bashkëpunim mes komunitetit të biznesit dhe nxitjes së investimeve të huaja. Për të krijuar një klimë të favorshme për biznesin e sidomos atë të huaj, qeveria shqiptare zbaton Marrëveshjet e eleminimit të taksimit të dyfishtë me 41 vende të ndryshme.

Marrëveshja e heqjes së taksimit të dyfishtë edhe me Arabinë Saudite pritet të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare. Ministrja Denaj është pjesë e delegacionit qeveritar që po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Arabinë Saudite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...