Zbuloni si do të jetë moti për ditën e sotme

Shqipëria

Zbuloni si do të jetë moti për ditën e sotme

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 07:56
Ilustrim

Ditën e sotme moi do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësira të lehta që do të dominojnë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira të shpeshta paraqiten në zonat Juglindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e bore gjatë mëngjesit.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Temperaturat e ajrit janë ulur sërish në mëngjes dhe mesditë duke, luhatur vlerat ditore -3 gradë deri në 15 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat