Sot Kuvendi, zbardhet rendi i ditës, priten debate mes shumicës dhe opozitës

Shqipëria

Sot Kuvendi, zbardhet rendi i ditës, priten debate mes shumicës dhe opozitës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:06
Ilustrim

Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në rendin e ditës janë disa pika, mes tyre edhe dekretet e Presidentit për noterinë dhe kadastrën. Megjithatë, pavarësisht rendit të ditës debati mes shumicës dhe opozitës pritet që të përqendrohet te ngjarjet e fundit dhe protesta që PD dhe LSI-ja kanë thirrur në 16 shkurt para Kryeministrisë.

Rendi i ditës
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për peshkimin”
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për efiçencën e energjisë”
Marrëveshja me BE-në mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojes Bregdetare dhe Kufirit
Dekret i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”
Dekret i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”
Emërimi i anëtarit të bordit të AMF-së që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv
Projektvendim “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat