Ligji i Arsimit të lartë, flet pedagogia: statusi i veçantë për artet, i domosdoshëm - Bota Sot
Ligji i Arsimit të lartë, flet pedagogia: statusi i veçantë për artet, i domosdoshëm

Shqipëria

Ligji i Arsimit të lartë, flet pedagogia: statusi i veçantë për artet, i domosdoshëm

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:53
Taulanda Jupi

Ligji i Arsimit të Lartë kundërshtohet dhe nga pedagogët e Universitetit të Arteve.

E ftuar në emisionin “KafeIn”, pedagogia e artit skenik, Taulanda Jupi tha se Artet meritojnë të trajtohen në mënyrë të veçantë, pasi është i vetmi universitet që ofron studime në fushën e kulturës e artit.

“Statusi i veçantë është i domosdoshëm, pasi nga kjo rrjedh pavarësia e universitetit.

Doktoratura që parashikohet në ligj, penalizon mjaft artistë nga mësimdhënia”, tha pedagogia e Arteve.

Sipas pedagoges, trajtim të veçantë meritojnë dhe studentët, pasi një studenti në Universitetin e Arteve pasi i kushton gati 5-fish shkollimi, në raport me studentët e tjerë..

Ndryshe punon një student kantoje, apo drame, e ndryshe një student në universitet tjetër.

Kjo ka kosto financiare të larta, ndaj statusi i vecantë konsiston dhe në mbështetjen financiare të universitetit”, tha pedagogia e artit skenik në Universitetin e Arteve, Taulanda Jupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...