Balla tregon a i frikësohet PS protestës së 16 shkurtit - Bota Sot
Balla tregon a i frikësohet PS protestës së 16 shkurtit

Shqipëria

Balla tregon a i frikësohet PS protestës së 16 shkurtit

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:45
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka bërë thirrje  kreut të PD-së Lulzim Basha të heqë dorë nga ultimatumet ndaj mazhorancës.

Duke folur nga Elbasani, ai e ftoi opozitën që të miratojë reformën zgjedhore.

Pyetje: Z .Balla si e komentoni ultimatumin e vendosur nga opozita me 16 shkurt? 

Balla: Opozita te heqi dore nga këto ultimatume që cënojnë rrugën tonë drejt fillimit të bisedimeve për anëtarisimin në BE. Të gjithë e dimë që në këtë proces shumë i rëndësishëm është edhe roli që luan opozita. Seanca e djeshme në kuvendin e Shqipërisë ishte një seancë tejet normale dhe apeli im është që këtë normalitet duhet ta vijojmë, sepse ne i kemi besuar opozitës dy role të rëndësishme në punën dhe ndërthurjen që ka kuvendi i Shqipërisë përgjatë procesit të Integrimit Europian.

 I kemi besuar qoftë Këshillin Kombëtar të Fuqizimit dhe Komisionin e i Integrimit Europian në Kuvendin e Shqipërisë. Mirëpresim opozitën që në seancën e ardhshme, që do të miratojë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Nato, por që opozita të vijë të votojmë së bashku paketën e reformës zgjedhore. Së fundmi kemi një kod zgjedhor që adreson më së shumti tërësisht të gjitha rekomandimet e OSBE Odirit, për të tre zgjedhjet e fundit. 

I pyetur nëse PS i frikësohet degradimit në dhunë të protestës, Balla tha: 

Balla: Duhet të jetë e qartë që Shqipëria është një rrugë pa kthim në zbatimin e plotë të reformës në Drejtësi. Kush mendon se me protesta ,pa protesta ,me bojkote pa bojkote mund të bllokojë implementimin e plotë të reformës në Drejtësi, krijimin e Prokurorisë së Posacme Antikorrupsion,r Burosë Kombëtare të hetimit, e ka shumë gabim. 

Balla komentoi edhe konfirmimin në detyrë të drejtueses së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe akuzat e opozitës se ka pasur ndërhyrje politike në favor të saj. 

Balla: Politikanëve u është hequr e drejta të ndërhyjnë apo komentojnë vendimet e Komisioneve të Vetingut, që në themelin e reformës në Drejtësi. Mua më vjen shume keq që partia Demokratike ende vijon të sulmojë këtë reform të rëndnësishme sic është reforma në drejtësi. Apeli im është që rruga që kemi nisur implementimi i plotë i reformës në drejtësi është pa kthim. 

Doja të perifrazoja me të drejtë ekspertrin e angazhuar nga opdati nga Ambasada Amerikane me origjinë Shqiptare Gjon Lucaj i cili kish cituar se:”reforma në drejtësi ëhstë si një tren që nuk mund ta bllokojë dot askush, kështu që edhe këto protesta ne i kishim pas parashikuar .Sa më shumë të afrojë dita për krijimin e prokurorisë speciale antikorrupsion aq më shumë do të ketë protesta nga ata që ekundërshtuan por erdhën si “pula” dhe e votuan miratimin e reformës në Drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...