Vasili: Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit të paralajmëruar - Bota Sot
Vasili: Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit të paralajmëruar

Shqipëria

Vasili: Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit të paralajmëruar

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:20
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se skema e pensioneve është drejt kolapsit pavarësisht rritjes së moshës me 70 vjeç.

Reagimi i Petrit Vasilit: Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit të paralajmëruar. Qeveria thotë, që shqiptarët do dalin 70 vjeç në pension.

Qeveria nuk e ka problem, që njerëzit të dalin edhe 100 vjeç se ngaqë nuk bën vetë asnjë gram punë nuk i kupton dot njerëzit, që punojnë.

Por shumë më rëndë se kjo është shkatërrimi i fondit të pensioneve për shkak te zvogëlimit të frikshëm të kontributeve.

Qeverisë nuk ja ndjen fare për katastrofën dhe kolapsin e fondit të pensioneve që është te pragu i derës.

Qeveria megjithë kryeministër kane merak të zhvasin koncesionet dhe të ikin nga sytë e këmbët, pa le të bjerë në shesh skema e pensioneve dhe lë të mbeten pa buke qindra mijëra njerëz në momentin më delikat e më të vështirë të jetës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...