Banorët e Peshkopisë në protestë: Kjo qeveri duhet rrëzuar - Bota Sot
Banorët e Peshkopisë në protestë: Kjo qeveri duhet rrëzuar

Shqipëria

Banorët e Peshkopisë në protestë: Kjo qeveri duhet rrëzuar

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 11:54
Foto

Banorët e Peshkopisë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë dalë sot në protestë kundër varfërisë, çminimeve të larta dhe taksave.

Banorët janë mbledhur në Bulevardin e qytetit dhe shprehen se kanë shumë arsye për të protestuar duke përmendur mungesën e infrastrukturës rrugore si dhe mungesën e ujit te pijshëm.

Ne krye të protestës ishte dhe deputeti i qarkut Dibër nga radhët e PD, Xhemal Gjunkshi, i cili theksoi qe kjo qeveri duhet rrezuar një orë e më parë.

Deputeti Gjunkshi ju bëri thirrje banorëve dibran që me datë 16 shkurt të marrin pjesë në protestën që  organizon opozita në Tiranë në mënyrë që të largohet sipas tij kjo qeveri e korruptuar, mashtruese dhe droge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...