Pogradeci, sfida e PS-se në zgjedhjet e qershorit

Shqipëria

Pogradeci, sfida e PS-se në zgjedhjet e qershorit

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:54
Foto

Pogradeci një nga bashkitë që tashmë e drejtojnë demokratët do të jetë një nga sfidat e PS-së në zgjedhjet e qershorit të këtij viti. 

Kryeminstri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit '100 fshatra" u shpreh se nuk është lënë pas dore edhe pse është e opozitës.

Edi Rama: "Rruga e hyrjes në Pogradec është shprehje e angazhimit të qeverisë dhe projektet presin fundin e qershorit të marrin fuqinë e domosdoshme ekzekutive të një sinergjie të re mes qeverisë dhe pushtetit vendor"

Së shpejti sipas qeverisë pritet të nisin  edhe projektet e 100 fshatrave në të gjithë vendin.

Edi Rama: Së shpejti do të rikthehemi jo më për të prezantuar projektet por për të nisur realizimin konkret të tyre sipas pikave që do të përcaktohen si pikënisje e këtij programi në të gjithë fshatrat.

Tushemishti do të jetyë një pjesë e rëndësishme e projektit të investimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat