Ermonela Felaj: PD “sabotoi” komisionin “Tahiri”, nxirrte të vërteta të hidhura për ta - Bota Sot
Ermonela Felaj: PD “sabotoi” komisionin “Tahiri”, nxirrte të vërteta të hidhura për ta

Shqipëria

Ermonela Felaj: PD “sabotoi” komisionin “Tahiri”, nxirrte të vërteta të hidhura për ta

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:23
Ermonela Felaj

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj foli në “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, këtë të hënë, për dy komisionet hetimore të ngritura me kërkesë të opozitës, për Tahirin dhe Cakajn, duke pretenduar se ai ndaj Tahirit do të nxirrte “të palarat” e opozitës në lidhje me çështjet e drogës.

Sot kemi parë një reagim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në lidhje me çështjen e tij gjyqësore. Zonja Felaj ishte vet pjesë e një komisioni hetimor për këtë çështje. Por, çfarë ndodhi me atë komision? Pse nuk u mblodh dhe pse nuk funksionoi?
“Është e drejta e çdo personi në hetim që të shprehet për zgjatjen e afatit të hetimeve. Në momentin që gjykata ka vendosur që hetimet të mos zgjaten më tej, do të thotë që prokuroria duhet t’i përfundojë ato dhe natyrisht të vendosë edhe për fatin e çështjes”, tha Felaj.

Sa i përket komisionit hetimor, Felaj tha se Kuvendi vendosi ngritjen e tij që në mars të vitit të kaluar, me një afat veprimi prej 6 muajsh.

“Në këtë hark kohor, opozita ka thirrur vetëm 3 mbledhje, sepse të drejtën për të thirrur mbledhje e ka kryetari, që është i opozitës. Opozita bllokoi kërkesat e mazhorancës, ndërkohë që vet ka dërguar 24 kërkesa, për të cilat ka marrë 24 përgjigje dhe vetëm për 2 përgjigje që vijnë nga Ministria e Brendshme dhe organit të Tatimeve, që kërkonin më shumë kohë, opozita pretendon se ne e kemi penguar punën e komisionit. E vërteta është se, opozita e humbi rrugës interesin për këtë komision. Në shtator ne e zgjatëm afatin e veprimit deri në dhjetor dhe komisioni nuk u mblodh asnjëherë”, tha Felaj.

Por përse e humbi interesin opozita, kur e kishte “kalë beteje” politike?

“Ne njohëm qartësisht opinionin publik dhe opozitën vet me të gjitha kërkesat që donim ne të vinim në pah, për të treguar që fenomeni i drogës nuk është një fenomen i lidhur me vetëm një mandat tonin qeverisës, por që kishte filluar më herët, apo që bart brenda shumë të vërteta të hidhura për opozitën e sotme, e me sa duket opozita pati frikë t’i ballafaqonte këto me opinionin publik”, tha Felaj.

Sipas saj, fakti që komisioni e përfundoi afatin e vet të veprimit në dhjetor, e opozita vjen në Kuvend në fund të janarit me kërkesën për zgjatjen e tij, është thjesht për të ngritur sa më shumë dritare nga ku të mund të flitet kundër qeverisë dhe për të krijuar idenë e tensioneve në çdo aspekt në këtë vend.

Opozita ka kërkuar një komision hetimor edhe për zv.ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. A është mbledhur ky komision me kryetar Enkelejd Alibeajn?

“Kjo është një tjetër provë që i tregon publikut se këto komisione ngrihen thjesht dhe vetëm për të bërë propagandë. Ai nuk është mbledhur, edhe pse sipas ligjeve, Alibeaj duhej ta kishte thirrur që javën e kaluar, sepse detyrohet ta thërrasë brenda një jave”, tha Felaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...