Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri i ka bërë thirrje opozitës të zhvillojë një protestë paqësore më 16 shkurt, pas paralajmërimeve për dhunë.
Në një postim në Tuitter, ambasadori Duncan Norman shkruan:
“MB-ja e sheh të drejtën e protestës si një të drejtë thelbësore demokratike.
Megjithatë, demonstratat duhet të jenë paqësore nëse mbështesin demokracinë.
U bëjmë thirrje atyre që janë të përfshirë në protestat e të shtunës të respektojnë këtë parim”, shkruan ai.
Kryetari opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të tejkalojë kordonin e policisë për të hyrë brenda godinës së Kryeministrisë.
Parlajmërimet për dhunë kanë rritur tensionin mes policise dhe opozitës.
8 vjet më parë, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, në një protestë para Kryeministrisë u vranë katër qytetarë.
Ish- kryeministri Berisha mori përgjegjësinë për vrasjen, duke e justifikuar me ligjin e policisë, por ende nuk është gjykuar për këtë.