Blici në 4 qytete për gjyqtarët e Dajtit, çfarë pritet pas kontrolleve?

Shqipëria

Blici në 4 qytete për gjyqtarët e Dajtit, çfarë pritet pas kontrolleve?

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:36
Kontrolli

Në Tiranë, Sarandë, Vlorë dhe Shkodër, Policia e Shtetit organzoi këtë mëngjes një aksion në banesat e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin me burg të përjetshëm për Dritan Dajtin. Masa u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi tre gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli dyshohen për korrupsion.Dajti ishte dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009.

Kontrollet kanë nisur në orën 7:00 të ditës së premte. Deri tani, në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, janë gjetur 20 000 euro që janë sekuestruar nga policia, ndërkohë që vazhdojnë kontrollet.

Sapo të përfundojnë këto kontrolle, ku mendohet se edhe në banesat e gjyqtarëve të tjerë ka shuma parash të pajustifikuara, pritet të zhvillohen veprime të tjera hetimore ndaj gjyqtarëve të dyshuar. Aktualisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda po zhvillon verifikime pasi dyshon se këta 3 gjyqtarë kanë ushtruar korrupsion, por këto dyshime duhet të faktohen me prova shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat