Vendimi për Dajtin/ Shoqërohet në polici njëri nga gjyqtarët

Shqipëria

Vendimi për Dajtin/ Shoqërohet në polici njëri nga gjyqtarët

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:48
Skender Damini

Detaje të reja pas kontrollit të bërë në banesat e tre gjyqtarëve që votuan pro gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm.

Mesohet se kontrolli është bërë në 5 banesa dhe pas tyre është shoqëruar në polici gjyqtari Skënder Damini.

“News 24” raporton se ai është shoqeruar në policinë e Tiranë me urdhër të Prokurorisë, por avokati i tij mbrojës thotë se nuk ka ende urdhër ndalimi ndaj klientit te tij. Mësohet se gjatë kontrollit në banesë atij i është gjetur arme pa leje.

Pyetur nga mediat, vete gjyqtari Skender Damini nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodheshin pranë banesës së tij.

Kërkesa per kontroll është bërë nga Krimet e Rënda, pas dyshimeve për korrupsion, por ende nuk ka një konfirmim nëse është shënuar një procedim penal për rastin.

Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat