Të veshur si mjekë për ekzekutimin e Zyberit, si u lirua nga burgu përjetë vrasësi shqiptar

Shqipëria

Të veshur si mjekë për ekzekutimin e Zyberit, si u lirua nga burgu përjetë vrasësi shqiptar

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:26
Gert Gjenarari

Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka liruar nga burgu Gert Gjenararin, një emër i njohur për drejtësinë, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit.

Më 6 Gusht të vitit 1997, së bashku me mikun e tij Arben Grori, të veshur si mjekë, ai vrau në spitalin e Milanos Zyberin, i cili po trajtohej nga plagët e marra në një atentat po të kryer prej tyre.

Gjenarari e kishte fshehur armën e krimit, një pistoletë, ne një tufë me lule. Për këtë vrasje, Gjenerari e Grori u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Milanos, në vitin 1999.

Por në vitin 2014 Gjenarari u ekstradua në Shqipëri dhe disa muaj më parë ai kërkoi rihetim të dosjes në gjendjen ku ajo ishte, duke pranuar të gjitha akuzat. Në këtë mënyrë, ai përfitoi ulje të dënimit nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Në vendimin e fundit të Gjykatës së Korçës, që e liroi me kusht, thuhet se ai është plotësisht i rehabilituar gjatë qëndrimit në burgun e Drenovës, ka pasur sjellje të mirë në burg dhe ka normalizuar marrëdhëniet me të afërmit e viktimës, Naim Zyberi.

Lirimi i tij vjen në një kohë kur një vendim i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për t’i hequr dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, vrasësit të 4 efektivëve të policisë në vitin 2009, ka shkaktuar polemika të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat