I pranishëm para banorëve të Astir-it në kryeqytet, kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka ftuar këta të fundit dhe të gjithë shqiptarëve ti bashkohen protestës së nesërme.
Sipas kreut demokrat, protesta e nesërme do të jetë protesta më masive në këto 28 vite,
“Nesër fati është në dorën tuaj. Nesër fatin e bëni ju. Nesër fatin tuaj nuk do ta kenë ata që kanë ardhur me vota të blera. Nesër fatin tuaj nuk do ta kenë në dorë ministrant e korruptuar. Nesër fatin tuaj e keni vetëm ju në dorën tuaj. E vetmja gjë që duhet është të jemi bashkë në protestën më të madhe popullore që ka njohur Shqipëria”.