Temperaturat ditën e nesërme do të jenë sërish të njëjtat me ditët e fundit.
Por nëse gjatë ditës së sotme kishte reshje lokale shiu, nesër nuk do të ketë reshje në asnjë vend.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e shtunë.
Reshjet
Ditën e shtunë nuk priten reshje. Dita do të jetë me diell.
Temperaturat
Ditën e shtunë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 13 °C
në vendet e ulëta: 1 / 13 °C
në vendet malore: -4 / 7 °C
Era
Ditën e shtunë intensiteti i saj do të vijë duke u dobësuar gradualisht.