Manjani: Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament, të çojë vendin në zgjedhje - Bota Sot
Manjani: Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament, të çojë vendin në zgjedhje

Shqipëria

Manjani: Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament, të çojë vendin në zgjedhje

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:07
Yill Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në një status në Facebook për protestën e opozitës. Ai shprehet se pjesëmarrja masive e protestuesve ishte tregues se asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.

Postimi i Ylli Manjanit

Lumi i madh i njerëzve sot ishin treguesi më i madh.

E vërteta është se asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.

Vendit i duhet një datë zgjedhjesh politike.

Në e mban veten për të fortë, Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament sot dhe të çojë vendin në zgjedhje. Aq më tepër, nëse është i bindur që i fiton. Ska pse të ketë frikë!

Të rrijë vetë Kryeministër dhe t’i lirojë nga burgu dhe përgjegjësia penale të gjithë miqt e vet të fortë e parelinj.

Ska problem fare! Vetëm ta çojë vendin në zgjedhje.

Të tjerat janë muhabete kot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...