Biberaj: Protesta ia arriti qëllimit, mazhoranca u kthye në minorancë! - Bota Sot
Biberaj: Protesta ia arriti qëllimit, mazhoranca u kthye në minorancë!

Shqipëria

Biberaj: Protesta ia arriti qëllimit, mazhoranca u kthye në minorancë!

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Aleaksandër Biberaj

Aleaksandër Biberaj, tha për mikrofonin e Ora News, se protesta ia arriti qëllimit me masivitetin e saj, ndërsa akuzoi policinë se provokoi protestuesit dhe tejkaloi ligjin, duke hedhur gaz lotsjellës.

Biberaj: Ka qenë një protestë model dhe e jashtëzakonshme. Do të thoja ka qenë protesta më e madhe që ka organizuar opozita që prej vitit 2013. Ka pasur një pjesëmarrje masive, qytetarë të majtë dhe të djathtë. Protesta ishte paqësore dhe mendoj se ia ka arritur qëllimit. 

Faktori ndërkombëtar ka parë sot që qeveria është në minorancë dhe mazhoranca ka marrë leksionin që duhet të bëhet gati për të kaluar në opozitë sepse është në minorancë dhe mbi të gjitha qytetarët shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë në protestë, kanë parë që koha po punon për opozitën. 

Mendoj që opozita ka tejkaluar kuadrin ligjor dhe ka shkelur konventat duke tejkaluar përdorimin e gazit lotsjellës. Protestuesit kanë qenë shumë paqësor. Fatkeqësisht, policia ka provokuar qytetarët për të krijuar insinuata dhune por nuk ia arriti dot sepse doli bllof në një far mënyre. Policia duhet të ketë një sjellje shumë profesioniste. 

Sot ka qenë protestë e qytetarëve dhe protesta ka qenë e organizuar nga qytetarët dhe opozita. Mendoj se protesta ia ka arritur qëllimin. Reagimin e ndërkombëtarëve e shoh si një reagim normal. 

Sot ishte dita e qytetarëve. Natyrisht për të enjten do të kemi kohë për t'u mbledhur dhe për të përcaktuar protokollin e protestës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...