Flamur Noka shtyn dhe i ve duart në fyt drejtuesit të policisë brenda në komisariat

Shqipëria

Flamur Noka shtyn dhe i ve duart në fyt drejtuesit të policisë brenda në komisariat

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 22:21

Deputetë të PD kanë hyrë brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar shpjegime lidhur me shoqërimin e 20 militatëve pas protestës së dhunshme para Kryeministrisë. 

Mes të shoqëruarve është edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Hyrja e deputetëve të PD brenda Drejtorisë së Policisë është shoqëruar edhe me tensione. Deputeti demokrat, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka debatuar ashpër me një drejtues policie. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Noka është përleshur fizikisht me drejtuesin e policisë, duke i vënë atij duart ne fyt. 

Brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës ndodheshin deputetët e PD si Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Klevis Balliu, Gent Strazimiri. Mes tyre ndodhej edhe ish-drejtori i Rrugëve nga radhët e LSI, Dashamir Xhika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat