PD dakort për djegien e mandateve, kush ishte deputeti që kundërshtoi Bashën - Bota Sot
PD dakort për djegien e mandateve, kush ishte deputeti që kundërshtoi Bashën

Shqipëria

PD dakort për djegien e mandateve, kush ishte deputeti që kundërshtoi Bashën

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:18
PD

Diskutimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit demokrat po vijon të zhvillohet me debate, nëse do duhet apo jo të digjen mandatet e deputetëve të opozitës.

Lulzim Basha ka folur sërish për nevojën për të kryer aktin ekstrem të cilin e lajmëroi ditën e djeshme, por ka hasur kundërshti edhe nga njëri prej deputetëve të tij.

“Ne jemi ne borxh me qytetaret. Ata na dhanë besimin dhe ne duhet te jemi me ta. Jemi në gjendje emergjence kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore”- është shprehur Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Por njëri prej deputetëve që ka kundërshtuar variantin e djegies së mandateve ka qenë Ervin Salianji. Sipas këtij të fundit djegia e mandateve mund të sjellë rezultate të paparashikueshme.

Flamur Noka dhe një sërë deputetësh të tjerë janë shprehur pro idesë së Bashës duke shtuar se mandatet duhet të digjen dhe deputetët të bashkohen me qytetarët në protesta. Edmond Spaho ka theksuar se djegia e mandateve do të jetë presioni i duhur dhe më i mirë për t’ju bërë qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...