I dënuar me 8 vite burg, kapet 53-vjeçari i shpallur në kërkim - Bota Sot
I dënuar me 8 vite burg, kapet 53-vjeçari i shpallur në kërkim

Shqipëria

I dënuar me 8 vite burg, kapet 53-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:02
Foto Ilustrim

Një 53-vjeçar i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në njoftimin për mediat, policia e Tiranës bën me dije se: “Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar: A. X., 53 vjeç, banues në Tiranë”

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...