Djegia e mandateve/ Refuzojnë dy deputetë të PD, flet Hajdari: Nesër do të… - Bota Sot
Djegia e mandateve/ Refuzojnë dy deputetë të PD, flet Hajdari: Nesër do të…

Shqipëria

Djegia e mandateve/ Refuzojnë dy deputetë të PD, flet Hajdari: Nesër do të…

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 21:42
Lulzim Basha, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari

Deputetët e Partisë Demokratike kanë firmosur fill pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, dokumentin me anë të të cilit heqin dorë vullnetarisht nga mandati i tyre.

Por dy prej deputetëve të Partisë Demokratike kanë refuzuar deri më tani ta djegin mandatin.

Burime nga PD bëjnë të ditur se deputetja, Rudina Hajdari nuk e ka firmosur ende deklaratën me anë të cilës heq dorë nga mandati.

Hajdari ndodhet aktualisht në SHBA. E pyetur nga “Panorama’ nëse do e firmosë djegien e mandatit, deputetja demokratet tha se: “nesër do vij në Shqipëri dhe shumë shpejt do të bëj publik qëndrimin tim”.

Ndërkohë deputeti i dytë është Myslim Murrizi i Lushnjës. Edhe Murrizi nuk e ka pranuar të heqë dorë nga mandati i tij. Ende nuk dihen arsyet, por mësohet se ai është shprehur kundër djegies së mandateve në mbledhjen e Grupit të PD-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...