Paralajmëron deputetja e PD: Pas deputetëve, mandatin e lënë këshilltarët bashkiakë

Shqipëria

Paralajmëron deputetja e PD: Pas deputetëve, mandatin e lënë këshilltarët bashkiakë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 23:44
Oriola Pampuri

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ftuar në në Ora News, tha se pas lënies së mandatit nga deputetët, është radha e këshilltarëve bashkiakë që të ndërmarrin një hap të tillë.

Pjesë nga diskutimi: 

Pampuri: Brenda këtij anormaliteti nuk do të ketë normalitet në ditët në vijim. Anormaliteti i nesërm është që shtyhet seanca pa asnjë arsye, vendos tela me gjemba, që është një akt i paprecedentë. Të mos lejosh protestën dhe të largohesh. Ky është largimi i dytë i zt. Raçi.

Malo: Ua kanë vjedhë kauzën e Amerikës. Flet Ruçi në emër të së djathtës.

Pampuri: Situata nuk ka sens se do të normalizohet. Nga momenti ku e gjithë opozita e bashkuara ka lënë mandatet, nuk do të ketë më gjë normale. Lanë mandatet deputetët, do lënë mandatet këshilltarët bashkiakë e kështu me radhë. Do të paralizohet i gjithë shteti. Do ngrejë kartonat vetëm? Detyrimisht do të shkojë drejt një akti që është dorëheqja, qeveria teknike dhe zgjedhjet. Opozita kërkon zgjedhje të lira. Nuk ka kërkuar asnjëherë marrjen e pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat