Stabiliteti politik, rruga e duhur për vijimin e reformave ekonomike

Shqipëria

Stabiliteti politik, rruga e duhur për vijimin e reformave ekonomike

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:22
Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh sot se, “stabiliteti politik është rruga e duhur për vijimin e reformave ekonomike dhe zhvillimin e vendit”.

Në një prononcim për medien, lidhur me vendimin e deputetëve të opozitarë që kanë firmosur dorëzimin e mandateve për të mos përfaqësuar më vullnetin e qytetarëve në Kuvend Sejko tha se, “Natyrisht që çdo krizë politike, çdo destabilizim politik do të kishte efektet e saj edhe në ekonomi”.

“Ne si Bankë Qendrore sigurisht që jemi të interesuar dhe bëjmë thirrje që të ketë gjithmonë stabilitet politik në mënyrë që ekonomia, reformat dhe prosperiteti i të gjithë parashikimeve tona për një rritje ekonomike të vazhdojë në mënyrë të suksesshme”-tha Guvernatori i BSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat