Kronika e “Rai 2” për drogën, Spahiu: Mesazh për eurodeputetët që mbrojnë Rilindjen

Shqipëria

Kronika e “Rai 2” për drogën, Spahiu: Mesazh për eurodeputetët që mbrojnë Rilindjen

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Përparim Spahiu

Një ditë më parë, televizioni shtetëror italian, “Rai 2”, ka bërë një raportim nga Shqipëria, ku tregon se biznesi i drogës vazhdon mes Italisë dhe Shqipërisë, edhe pse qeveria ka trumbetuar me të madhe se bëhet fjalë për një kujtim të largët.

Gazetari italian zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota. Në lidhje me këtë kronikë ka reaguar edhe deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, i cili falënderon “Rai 2”, që iu ka dhënë një masazh të qartë atyre eurodeputetëve që akoma përpiqen të mbrojnë një shtet kriminal si ky i Rilindjes!

“Thjeshte, saktë, bukur!

‘Kështu i blemë e prapë do ti blejmë zgjedhjet’, thotë trafikanti. Fakte që të gjithë shqiptarët i dinë, por falënderimet shkojnë për RAI-n, si mesazh për të gjithë ata burokratë, sidomos eurodeputetë, që akoma përpiqen të mbrojnë një shtet kriminal si ky i Rilindjes! Rënia e këtij pushteti dhe parlamenti, blerë me para droge, shumë e afërt”, shkruan Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat