Skandali i testit për policinë, SHÇBA merr ne pyetje efektivët që ngritën ankesa

Shqipëria

Skandali i testit për policinë, SHÇBA merr ne pyetje efektivët që ngritën ankesa

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:49
Ilustrim

3 muaj pas anulimit të testeve për gradën Komisar dhe Kryekomisar në Policinë e Shtetit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka marrë në pyetje një numër të konsiderueshëm oficerësh, që morën pjesë në të dhe që bënë ankesë për procesin.

Testimi i zhvilluar në Nëntor të vitit të kaluar për gradën Komisar dhe Kryekomisar u anulua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, me argumentin se u gjetën parregullsi.

Pothuajse të gjithë fituesit e testit të 7 Nëntorit për gradën Komisar i janë drejtuar me ankesë Komisionit të Apelimit dhe për këtë, SHÇBA ka pyetur në mënyrë individuale më shumë se 200 oficerë policie. Këta të fundit janë pyetur nëse kanë ndonjë dyshim për mënyrën se si janë shpallur fituesit.

SHÇBA e ka referuar rastin edhe në Prokurorinë e Tiranës, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë zhvillimit të testimit janë gjetur shkelje të rënda procedurale. Sipas kallëzimit, do të verifikohen të gjitha veprimet e zinxhirit drejtues të Policisë, si dhe anëtarët e komisionit të gradave.

Disa oficerë policie që u shpallën fitues në testin e parë i janë drejtuar Gjykatës Administrative, pasi kërkojnë që t’u njihet e drejta si fitues të garës për gradat Komisar. Shkalla e Parë ka shpallur moskompetencë dhe tashmë dosja gjyqësore pritet të shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat