Zjarri i doli nga kontrolli duke djegur 13 ha toka, arrestohet 56-vjeçari

Shqipëria

Zjarri i doli nga kontrolli duke djegur 13 ha toka, arrestohet 56-vjeçari

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:08
Foto

Një 56-vjeçar u arrestua në Mallakastër, pasi si pasojë e djegies së tokës së tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur edhe 13 ha tokë pyjore.

Në pranga u vu shtetasi M.G., "pasi në Belishovë, Mallakastër, në tokën e tij, dyshohet se ka ndezur zjarr i cili i ka dalë nga kontrolli dhe është djegur një siperfaqe prej 13 ha tokë pyjore dhe disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit A.H."

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat