Shoferi i linjës Institut Bujqësor-Tiranë kapet i dehur, po transportonte 95 pasagjerë

Shqipëria

Shoferi i linjës Institut Bujqësor-Tiranë kapet i dehur, po transportonte 95 pasagjerë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:27
Foto

Një shofer urbani, i cili po transportonte 95 pasagjerë u arrestua pasi rezultoi i dehur. Policia rrugore vuri në pranga N.K., 59 vjeç, shofer i autobusit të linjës “Institut Bujqesor - Tiranë”.

Policia thotë se arrestimi i tij u bë mëngjesin e sotëm rreth orës 8, pas ankesave të pasagjerëve.

"Në rrugën “29 nëntori”, rreth orës 08:00, konstatuan një autobuz të linjës “Institut Bujqesor - Tiranë” duke qarkulluar në mënyrë të ç’rregullt. Nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobuzit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobuz rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l, në këto kushte drejtuesi i autobuzit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”, sqaron policia.

Policia rrugore falenderoi pasagjerët e autobuzit për adresimin në kohë të shqetësimit duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat