Flamur Noka: Bandës i ka hyrë frika në palcë nga përballja me popullin në revoltë

Shqipëria

Flamur Noka: Bandës i ka hyrë frika në palcë nga përballja me popullin në revoltë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 12:56
Flamur Noka

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të thirrur pasditen e sotme seancën plenare, të parashikuar për t’u mbajtur këtë të enjte.

Përmes rrjeteve sociale, Noka deklaroi se bandës që ka kapur shteti, tashmë i ka hyrë frika në palcë nga përballja me popullin në revoltë

Reagimi i plotë i Flamur Nokës

Banda vendosi ta bejne sot seancen. Frika ne palce nga perballja me popullin ne revolte .Ata keshtu si e kane nis vetem pritet te kalojne ne ilegalitet si partia meme dikur. Nuk mund te fshihen e te shpetojne nga perballja me popullin.Te gjithe sot perballe parlamentit ne ora 17. kunder se keqes.qe ka emrin Edi Rama dhe sektit “Rilindje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat