E ndërsa jashtë Kuvendit, po protestohet nga opozita, kryetari Gramoz Ruçi ka vijuar normalisht seancën.
Në nisje, Ruci njoftoi se në zbatim të ligjit dorëzimi i mandateve nga opozita i është dorëzuar KQZ-së, ndërsa shtoi se deputeti Dritan Bici, i pas largimit nga PDIU-ja ka qenë i pavarur, tashmë i është bashkuar PS-së.
"Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Ndërkohë që iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së", tha ai.