Myftiu i Tiranës me akuza të rënda: Kreu i ri i KMSH u imponua nga organizma okultë

Shqipëria

Myftiu i Tiranës me akuza të rënda: Kreu i ri i KMSH u imponua nga organizma okultë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:43
Ylli Gurra

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili ishte një nga 3 kandidatët për kreun e ri të KMSH ka thënë se sot kreu i ri i KMSH Bujar Spahiu u imponua nga organizma okultë, por pa e specifikuar se kujt i referohej.

“Unë nuk jam ushtar i askujt, as majtas, djathas, në Anadoll e gjetkë. Sot ne kemi një organizëm okult, ata që i kanë imponuar KMSH mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, por edhe katapultimin e titullarit”- tha ai.

Sipas tij, zanafilla është që në 8 mars të 2014, kur KMSH iu katapultua nga këto organizma okult një kryetar.

“Në presionin e atëhershëm, tani iu imponua një titullar i cili në 5 vite jo vetëm ne por edhe ju keni pa asgjë në komunitet, humbje të tërë pronësish duke filluar nga qendra e Tiranës, duke përjashtuar myftininë Tiranë, pra pasoja për jetën dhe mbijetesën e shërbëtorëve të parë, hoxhallarët nga Tirana e në cdo myftini tjetër. Pas kësaj, kemi një faturim mbi KMSH të barrëve që nuk i takojnë, edhe ato pak të ardhura kanalizohen në mënyrë të paditur jashtë objektivave që ka komuniteti”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat