Basha flet për një tjetër dosje të bujshme kundër qeverisë “Rama”

Shqipëria

Basha flet për një tjetër dosje të bujshme kundër qeverisë “Rama”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:32
Lulzim Basha

Në përfundim të takimit me aleatët kryetari i PD-së, Lulzim Basha ftoi qytetarët të mblidhen nesër në protestën para kuvendit.

Ai paralajmëroi një tjetër dosje me përgjime të dalë nga prokuroria shqiptare në lidhje me qeverinë e Edi Ramës.

“Janë ditë dhe orë intensivë për opozitën. Dita ka nisur me takimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. 16 shkurti është një rrugëtim shpresë dhe do mundë frikën dhe propagandën e Ramës. Sot makineria e Ramës është shkërmoqur. Policia kërkon t’i mohojnë qytetareve të drejtën për të protestuar.

Dosja 184 dhe 339 do të zbardhen. Beteja do vazhdojë çdo ditë. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat