Plas në “Opinion”/ Tahiri humb qetësinë LIVE dhe shan gazetarin: Je një kokërr idioti - Bota Sot
Plas në “Opinion”/ Tahiri humb qetësinë LIVE dhe shan gazetarin: Je një kokërr idioti

Shqipëria

Plas në “Opinion”/ Tahiri humb qetësinë LIVE dhe shan gazetarin: Je një kokërr idioti

Më: 5 mars 2019 Në ora: 00:23

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka humbur qetësinë në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion”.

Ai është pyetur për dokumentin e publikuar nga gazetari Basir Çollaku se babai dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar drejt Italisë me avion në të njëjtën sedije dhe nuk figurojnë në Rinas. Këtë Tahiri e konsideroi të pavërtetë.

“Kjo e gjitha është një maskardë. Një proces i komanduar politik, kaq e thjeshtë. Në këtë histori, nuk ka një provë prokurorie që Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë, për një vepër penale unë sot nuk e kam. Unë kam zgjedhur t’i bie gjërave drejt dhe ballit si e meriton. Unë kam vendosur të jem ky që jam.

Janë disa letër-porosi që nuk thuhet se Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë. Kam udhëtuar me skaf me familjen time e do udhëtoj sa të më dojë qejfi. Do ta bëjë e nuk kam kryer vepër penale. Unë di ca kam bërë vetë dhe di që kam qenë ministër dhe jam sjellë në mënyrë shembullore. Kam udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do e bëjë të njëjtën gjë. Ai Basiri është një kokërr idioti.

(Ndërhyn Fevziu: Kjo nuk është etike zoti Tahiri…)

Ai gënjen publikisht mo. Gruaja ime, babai im kanë vulën në pasaportë. Le t’i nxjerrë dhe një herë letrat. I kanë dhënë faqet gabim atij Fevzi. Thuaji atij injorantit ore… Ti thuash idiot nuk është fyerje për të” – tha Tahiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...