Dokumenti/ Morën mandatin e deputetit, ja detyrat që iu caktuan 4 “tradhtarëve” të LSI-së

Shqipëria

Dokumenti/ Morën mandatin e deputetit, ja detyrat që iu caktuan 4 “tradhtarëve” të LSI-së

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:11
Deputetët

Pasi bënë betimin në Kuvendin e Shqipërisë, shoqëruar nga duartrokitjet e deputetëve të PS-së, katër deputetëve të LSI-së, që forca politike i ka etiketuar tradhtarë, nuk u janë vonuar edhe detyrat e para me vendim të kreut të Kuvendit. 

Me nje projektvendim, te miratuar ne seancen e sotme, teksa jashte protestohej nga opozita e bashkuar, deputetet e rinj jane ndare neper komisione parlamentare.

Keshtu, deputeti Ylli shehu do te jete pjese e Komisionit te Sigurise; Enver Roshi caktohet anëtar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik; Aurora Mara do te jete pjese e komisionit për Integrimin Europian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, kurse Edmond Rrushi caktohet anëtar në komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare.

 

PROJEKTVENDIM “PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 90/2017

“PËR CAKTIMIN E ANËTARËSISË SË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË KUVENDIT” TË NDRYSHUAR””

Në mbështetje të nenit 78, pika 1 të Kushtetutës, neneve 55, pika 1 dhe 21, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e Konferencës së Kryetarëve,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në vendimin e Kuvendit nr. 90/2017 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit” bëhen këto ndryshime:

I. Deputeti Ylli Shehu caktohet anëtar në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

II. Deputeti Enver Roshi caktohet anëtar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

III. Deputetja Aurora Mara caktohet anëtare në komisionin për Integrimin Europian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

IV. Deputeti Edmond Rrushi caktohet anëtar në komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare.

V. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Miratuar datë 05.03.2019.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat