Mungon avokati, shtyhet sërish seanca për Shullazin

Shqipëria

Mungon avokati, shtyhet sërish seanca për Shullazin

Më: 5 mars 2019 Në ora: 23:36
Seanca

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë sërish seancën për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqon, Endrit Zelen dhe Blerim Shullazin.

Arsyeja e shtyrjes edhe këtë here është bërë mungesa e avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata për Gilmando Dani.

Gjithashtu Prokurori i Apelit për Krime të Isa Jata, do vazhdojë ta ndjekë këtë proces pas largimit nga vetingu të ish kreut të krimeve Artan Bajrami.

Seanca e radhës është caktuar në 15 mars. Ndërkohë që në asnjë nga seancat e Apelit i pandehuri kryesor i grupit Emiljano Shullazi nuk është paraqitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat