Duhanpirësit në Shqipëri do “trishtohen” nga ky lajm

Shqipëria

Duhanpirësit në Shqipëri do “trishtohen” nga ky lajm

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Pirja e duhanit në ambiente publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë të ashpërsojë ligjin duke propozuar masa drastike ndaj bizneseve.

Grupi i punës ka kërkuar mbylljen e aktivitetit  deri heqjen e licencës për subjektet që gjobiten disa herë  për  duhanpirje në ambiente publike.

Ndërkohë në draft  janë vendosur dhe afate.

Në rast të penalizimit me gjobë me shumë se tre herë në një periudhë kohore prej tre muaj rresht ndaj subjektit të tatueshëm merret masa e pezullimit të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës .

Nëse për 13vjet  me ligj ndalohej vetëm  pirja e cigares, tashmë do të ndalohen edhe format e tjera të duhanpirjes si nargjileja, cigarja elektronike apo  duhanet pa tym.

Ndërsa  tregtimi i duhanit nuk do të bëhet më në market apo në dyqanet e lagjeve. Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend.

 “Prodhuesit dhe/ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruar të lajmërojnë Ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, për çdo produkt të ri jo karakteristik që fut në vend, cigare elektronike apo çdo produkt që do të dalë në treg në vitet e ardhshme”.

Ndryshimet e propozuara do të konsultohen me grupet e punës dhe në komisionin e shëndetësisë, raporton A2.

Ndërkohë sipas të dhënave  nga INSTAT  dekadën e fundit është ulur me 7% numri i meshkujve që pinë cigaren dhe është rritur me 1 % duhanpirja nga femra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat