Saimir Tahiri i pandehur, paraqitet sot në Gjykatë me avokatin e tij

Shqipëria

Saimir Tahiri i pandehur, paraqitet sot në Gjykatë me avokatin e tij

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:14
Saimir Tahiri

Kalvari me drejtësinë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vijon. Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-ministri është parë sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.

Më 28 shkurt Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen ne ish0ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Pasi u njoh me akuzat Tahiri zgjodhi të komentojë me ironi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë. Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar.

Tahiri nuk pranoi të thoshte se nga komandohet prokuroria në akuzat e ngritura ndaj tij, por tha se politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat