Kanabis, operacione për kontrollin e ambienteve të mbyllura

Shqipëria

Kanabis, operacione për kontrollin e ambienteve të mbyllura

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:35
Kanabis

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit ka nisur një operacion i gjerë për kontrollin e territorit. Gjatë këtij operacioni janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit. Në operacion morën pjesë 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.

Janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle/rikontrolle, në:

– 1795 sera/minisera
– 1036 magazina/objekte
– 883 ish objekte ushtarake
– 509 shtëpi të braktisura
– 299 stane/stalla
– 407 ambiente të hapura
– 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në territor dhe në ambiente të mbyllura nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Grupet e monitorimit të DPPSH, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim kanë ndjekur operacionin në të gjithë territorin e vendit. Kontrollet do vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe me aktorë dhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat