Përplasja me FSHF-në, Lleshaj: Policia nuk merr asnjë cent nga industria e futbollit

Shqipëria

Përplasja me FSHF-në, Lleshaj: Policia nuk merr asnjë cent nga industria e futbollit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 23:21
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj nuk e ka kursyer tonin e fortë kur ka folur në lidhje me përplasjen me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka kërkuar rikthimin e policisë nëpër stadiume për shkak të rasteve të dhunës.

 I ftuar në emisionin “Debati në Channel Onë”, Lleshaj u shpreh se policia nuk i nënshtrohet shantazheve dhe se të gjithë ato të ardhura që i prodhon industria e futbollit, nuk i shkojnë në asnjë cent policisë së shtetit.

-A do t’i nënshtrohet ose jo shantazheve të FSHF-së Policia e Shtetit dhe të vendoset brenda stadiumeve?

Policia e Shtetit ka listuar një mori argumentesh që sqarojnë pozicionin. Më vjen keq që kampionati është ndërprerë, jo për faj të Policisë. Sigurisht që Policia nuk ndjehet indiferente ndaj saj. Sigurisht që Policia nuk i nënshtrohet shantazheve. Aty ka një përcaktim ligjor, që barrën e sigurisë e ka vetë Federata. Në fund të fundit futbolli është një industri që prodhon të ardhura. Dhe këto të ardhura nuk shkojnë tek policia e shtetit. Ne do diskutojmë që të gjejmë një rrugë që kampionati të zhvillohet në kushte normale sigurie. Nëse do ishte për ligjin kjo do të mbyllej që këtu, pasi ligji e ngarkon Federatën me të gjitha këto përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat