Cakaj: Mirënjohje Merkel për mbështjejen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit

Shqipëria

Cakaj: Mirënjohje Merkel për mbështjejen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:16
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në Berlin është takuar me Këshilltarin e Kancelarisë Federale për Punët e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Jan Hecker.

Cakaj i shprehu Hecker mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania dhe kancelarja Merkel i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për në Bashkimin Evropian.

“Bashkëpunimi me Gjermaninë është i pazëvendësueshëm. Një vendim pozitiv në qershor është një garanci shtesë për konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”-u shpreh ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat