Çeku i bebes, në 2 muajt e parë të vitit u shpërblyen 4092 fëmjë

Shqipëria

Çeku i bebes, në 2 muajt e parë të vitit u shpërblyen 4092 fëmjë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:10
Ilustrim

Në dy muajt e parë të 2019 që nga 1 janari 4092 fëmijë kanë përfituar çekun e bebes. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë lajm të mirë për të uruar mirëmëngjes.

“Me këtë informacion për prindërit që kanë përfituar Bonusin e Bebes nga dita e parë e këtij viti e deri më sot, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Familjet e reja kanë përfituar 237 milion lekë. Gjithashtu 1706 fëmijë të parë të çifteve të reja kanë përfituar nga 40 000 lekë bonus secili dhe 1619 fëmijë të dytë kanë përfituar bonusin 80 000 lekë secili.

Ndërsa 687 fëmijë të tretë e më shumë kanë përfituar 120 000 lekë bonus secili. Për 41 lindje binjakësh dhe një lindje trinjakësh bonusi deri në 360 000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat