Zyrtari gjerman në mbështetje të PD-së: Djegia e mandateve, vendim demokratik

Shqipëria

Zyrtari gjerman në mbështetje të PD-së: Djegia e mandateve, vendim demokratik

Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:12
Martin Henze

Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani në një deklaratë të dhënë për mediat është shprehur se korrupsioni i lartë në vendin tonë është penges serioze për investimet e huaja.

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon zyrtari gjerman tha se kjo sjell pasoja edhe në moszgjidhjen e krizës politike, që është shkaktuar me djegien e mandateve të opozitës.

“Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.

Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.

Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cënohet e drejtae qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme”, është shprehur Henze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat