Xhaçka takon gjeneralin Wollters: Forcojmë bashkëpunimin dhe garantojmë sigurinë e aleatëve

Shqipëria

Xhaçka takon gjeneralin Wollters: Forcojmë bashkëpunimin dhe garantojmë sigurinë e aleatëve

Më: 15 mars 2019 Në ora: 18:42
Pamje nga takimi

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar gjeneral Wollters për nominimin nga Presidenti Trump, si Komandanti Suprem i Aleatëve në Europë.

Në urimin e saj, Xhaçka shprehet: “Urimet më të mira për gjeneral Wollters për nominimin nga Presidenti Trump, si Komandanti Suprem i Aleatëve në Europë”.

“Mezi presim të punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe garantuar sigurinë e aleatëve. Vlerësimet maksimale për gjeneral Curtis S. Scaparrotti për lidershipin e treguar gjatë drejtimit të SHAPE. E nderuar për mundësinë që patëm për të punuar sëbashku. Faleminderit të dy gjeneralëve, për mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë dhe veçanërisht për ndërtimin në vendin tonë të bazës së ardhme ajrore të NATO, në Kuçovë!”, shprehet ministrja Xhaçka. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat